Flash News

POLITIKOFF

Kendall Jenner emërohet drejtore kreative e modës

Kendall Jenner emërohet drejtore kreative e modës

Supermodelja Kendall Jenner është emëruar drejtore kreative e modës. Kendall, pas një dekade me përvojë si modele, po përdor ekspertizën e saj të modës së lartë për të formuar pamjen dhe ndjenjën e destinacionit të modës luksoze në internet ‘FWRD’.

Kendall Jenner emërohet drejtore kreative e modës

“Unë u rrita duke e dashur modën dhe kam qenë jashtëzakonisht me fat që punova me disa nga njerëzit më të shkëlqyer në këtë biznes. Si drejtore Kreative e ‘FWRD’, jam e emocionuar të ndihmoj në kurimin e ofertës së faqes me stilistë dhe marka të reja”, u shpreh Jenner për mediat.

Një nga prioritetet kryesore të Jenner do të jetë prezantimi i stilistëve të rinj tek blerësit e ‘FwRD’.

Kendall Jenner emërohet drejtore kreative e modës

“Shpresoj, në një mënyrë të vogël, ky është një shans për t’u dhënë krijuesve më të rinj këtë lloj platforme. Unë punoj me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish që jo vetëm që frymëzojnë modën time të lartë, por edhe zgjedhjet e mia të përditshme. Hapësira dixhitale është gjithashtu një mjet kaq i rëndësishëm për shumë nga krijuesit e sotëm, dhe është padyshim një dritare në brezin e ardhshëm e talentit,”- tha modelja për “Vogue".

 

Të fundit