Flash News

POLITIKOFF

Këngët më të mira të vitit 2024

Këngët më të mira të vitit 2024

Viti 2024 ka sjellë një spektër të pasur muzikor, duke na dhuruar këngë që do të mbeten në kujtesë si kolonë zanore e momenteve të veçanta.

Nga hitet pop deri te projektet eksperimentale, artistët nga e gjithë bota kanë treguar kreativitet dhe pasion. Këtu janë disa nga këngët më të spikatura të 2024-s sipas revistës “Time”:

10. “Riiverdance” - Beyoncé: Një kombinim i country, house dhe R&B që shfaq forcën dhe tërheqjen e këngëtares.

9.  “SUR LE PONT d’AVIGNON” - Mach-Hommy: Rap i sofistikuar me vargje të pazgjidhura dhe ritme të ndërlikuara.

8.  “Type Sh-t” - Future, Travis Scott & Playboi Carti: Këngë që luan me fraza dhe meloditë, duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe energjike.

7  “Leaving Toronto” - Mustafa & Daniel Caesar: Një këngë melancholike që përshkruan lënien e një qyteti të mbushur me dhimbje.

6.Dreamstate” - Kelly Lee Owens: Një këngë trance që krijon një ndjenjë hipnotizuese dhe lundron në eter.

5.  “By Hook or By Crook” - Jessica Pratt: Këngë e qetë dhe introspektive me influenca bossa nova dhe tema të kohës që kalon.

4 “After Hours” - Kehlani: Këngë klubi që shpreh flirtim dhe pasion për një person të veçantë.

3 “Not Like Us” - Kendrick Lamar: Një këngë që kritikojnë rivalin Drake, me vargje të forta dhe një performancë të mprehtë.

2. “Nasty” - Tinashe: Një këngë sensualiteti dhe dëshirash të fshehura, që u bë popullore në TikTok.

1. “TGIF” - Glorilla: Një këngë që celebron lirinë dhe fuqinë e të qenit beqar, e mbushur me energji dhe një ndjenjë pushteti.



Të fundit