Flash News

POLITIKOFF

Këpucët e Elvis Presley shiten me çmimin marramendës

Këpucët e Elvis Presley shiten me çmimin marramendës

Këpucët blu prej kamoshi të veshura nga Elvis Presley gjatë karrierës së tij do të shiten në ankand prej 120 000 paundësh (151 713 dollarë).
I njohur si mbreti i rock and roll-it, Presley i veshi këpucët gjatë viteve 1950, duke përfshirë edhe shfaqjen televizive të Steve Allen, ku këndoi “Hound Dog”. Presley ia dha këpucët e tij (numër 41) një shoku pasi u thirr për t’u bashkuar me ushtrinë amerikane.

Ai ishte Alan Fortas, menaxheri dhe miku i Elvisit. Këngëtari i kishte marrë ato nga Carl Perkins pasi performoi “Blue Suede Shoes” në albumin e tij debutues, “Elvis Presley”. Këpucët u vlerësuan nga 100 000 deri në 120 000 paund kur u ekspozuan në ankandin “Henry Aldridge & Son” në Wiltshire.

 

Të fundit