Flash News

POLITIKOFF

Khloe i mbyll punët njëherë e mirë me Tristan Thompson

Khloe i mbyll punët njëherë e mirë me Tristan Thompson

Khloé Kardashian thuhet se ‘i ka mbyllur punët’ njëherë e mirë dhe ‘thotë se nuk do të kthehet më’ tek Tristan Thompson mes thashethemeve të tradhtisë së tij.

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë përsëri, E!, TMZ dhe Page Six raportuan dje, mes skandalit të ri të Thompson.

Khloe i mbyll punët njëherë e mirë me Tristan Thompson

"E!" foli me një burim rreth asaj se si ndihet Kardashian për gjithçka, dhe ai burim e bëri të qartë se Kardashian kësaj radhe i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë me Thompson. Ky nuk është skandali i parë i tradhtisë i Thompson. Por megjithatë Khloe e kishte falur dhe i dha shanse të reja herë pas here.

Thompson u bë titull kryesor në mediat amerikane pasi u pa që po hynte në një dhomë gjumi me tre gra në një mbrëmje të enjten që lamë pas. “Ata qëndruan në dhomë për të paktën 30 minuta. Kur ai doli këmisha e tij ishte e shpupuritur, ai dukej i çrregullt. ”

I vetmi reagim nga Thompson është postimi në Tëitter, një varg emoji me kapele blu (kapelja është zhargon për gënjeshtrat).

Të fundit