Flash News

POLITIKOFF

Koncert "pandemie"

 

Koncert "pandemie"

Banda e rock-ut "The Flaming Lips" ka zhvilluar koncertin e  parë të realizuar në një koncept të ri, të përshtatur për situatën në të cilën ndodhemi.

"The Flaming Lips" e ka zhvilluar koncertin me flluska plastike të përshtatshme në madhësinë për njerëz, duke mos hequr kështu dorë nga kënaqësia që fal koncerti.

Koncert "pandemie"

Muzikantët e rock-ut nga Oklahoma City duket se janë argëtuar pafund bashkë me fansat, duke u kujdesur për shëndetin por edhe duke bërë qejf.

Koncert "pandemie"

"Unë bëra një vizatim të vogël, ku shiheshin Flaming Lips duke bërë një shfaqje në 2019-ën. Në vizatim unë isha personi i vetëm në flluskë hapësinore, ndërsa të gjithë të tjerët ishin thjesht normal. Pastaj bëra një vizatim tjetër, The Flaming Lips duke luajtur një shfaqje në vitin 2020. Skenari ishte i njëjtë saktësisht, por unë isha në një flluskë dhe kështu ishin edhe të gjithë të tjerët." -tha Coyne për CNN.

Të fundit