Flash News

POLITIKOFF

Konfirmohet data e re, kur do të jetë koncerti i Maluma-s në Tiranë

Konfirmohet data e re, kur do të jetë koncerti i Maluma-s në

Pandemia ka goditur shumë sektorë e veçanërisht muzikën, jetën e natës dhe koncertet – të cilat kanë pësuar një goditje të fortë gjatë vitit 2020 dhe vazhdojnë të jenë të kufizuara. Shumë koncerte të rëndësishme janë shtyrë në të gjithë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në vendin tonë nuk mbahen shumë koncerte, megjithatë një prej atyre që do zhvilloheshin ishte ai i Malumës.

Koncert i cili u shty për një moment të dytë. Maluma i konfirmoi datat e reja të turneut “11/11” për gjithë Europën, por për shkak të shifrave të bilancit të viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19 turi i tij u shty përsëri.

Konfirmohet data e re, kur do të jetë koncerti i Maluma-s në

Ardhja e Maluma në Tiranë u lidh ngushtë me Ditën e Verës dhe data e re e këtij koncerti është vendosur pikërisht në 14 mars 2022. Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatore e këtij koncerti bën me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

“Biletat mund të përdoren nga personat që i kanë blerë ose persona të tjerë që do të duan t’ua dhurojnë ose rishesin të njohurve të tyre, ose palëve të treta që janë të interesuar për të blerë këto bileta,” informon kompania.

Të fundit