Flash News

POLITIKOFF

Konfirmohet lidhja e re e aktorit të Hollywood-it, Brad Pitt

Konfirmohet lidhja e re e aktorit të Hollywood-it, Brad Pitt

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë në një lidhje dhe fotot e fundit kanë shuar çdo dyshim.  Fituesi i Oscar dhe e dashura e tij e re janë fotografuar duke shijuar një ditë relaksuese me njëri-tjetrin gjatë një ikje romantike në Kabo.  59-vjeçari u shfaq me pantallona të shkurtëra dhe pa bluzë, kurse Ines kishte veshur vetëm bikinit e poshtëm duke dalë topless. Ata shihen shumë të afërt dhe duke biseduar me njëri-tjetrin. 

Konfirmohet lidhja e re e aktorit të Hollywood-it, Brad Pitt

Lidhja mes Pitt dhe de Ramon duket se po bëhet serioze, pasi ata janë parë së bashku shumë herë gjatë dy muajve të fundit.  Ata krijuan për herë të parë thashethemet për lidhjen në nëntor pasi morën pjesë në një koncert në Los Angeles, ku paparacët i fotografuan të kapur për dore. 

Konfirmohet lidhja e re e aktorit të Hollywood-it, Brad Pitt

Dyshja më pas festuan ditëlindjen e yllit të "Once Upon a Time ... in Hollywood" në Hollywood, ku u kapën duke zbritur nga një makinë përpara se të niseshin për në festën e tij.  Pitt ishte i martuar me Jennifer Aniston nga viti 2000 deri në vitin 2005 përpara se të martohej me Angelina Jolie - me të cilën ai ka gjashtë fëmijë - në 2014. 

Konfirmohet lidhja e re e aktorit të Hollywood-it, Brad Pitt

Sa për de Ramon, ajo dhe aktori i "Vampire Diaries" Paul Wesley u ndanë pas tre vitesh martesë në pranverën e vitit 2022.

Të fundit