Flash News

POLITIKOFF

Kosova voton, si paraqitet situata e zgjedhjeve deri tani

Kosova voton, si paraqitet situata e zgjedhjeve deri tani

Deri në orën 15:00 raportohet përmes një njoftimi zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës se pjesëmarrja e votuesve është 32,38%.

Në Prishtinë, pjesëmarrja raportohet të jetë 39,04%, mbi 30% në Pejë dhe 27% në Prizren.

Pjesëmarrja e lartë raportohet edhe në komunat në veri, si Zubin Potok, ku kanë votuar 63,32% e zgjedhësve; në Zveçan kanë votuar 60,33%, në Leposaviq 59,66%. Në Mitrovicë kanë votuar deri në orën 15:00, 31,18%.

KQZ informon se deri më tani kanë votuar mbi 567 mijë e 934 qytetarë, nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Të fundit