Flash News

POLITIKOFF

Kur pyetet për "Big Brother", Albani jep përgjigje të prerë

Kur pyetet për "Big Brother", Albani jep përgjigje të

Alban Ramosaj është pyetur nga fansat  nëse do të hynte në Big Brother VIP. Një nga ndjekësit e pyet nëse do të futej në Big Brother Kosova duke qenë se tashmë ky format do të jetë atje. Këngëtari, motra e të cilit - Beatrix - mori pjesë në edicionin e parë të BB VIP, theksoi se do të preferonte një format tjetër që të jep mundësinë për të eksploruar më shumë gjëra.

“Asnjërën,” - shprehet ai duke shpjeguar se do të preferonte një format tjetër. “Në rast se do të ishte një format i cili konsiston në udhëtime nëpër botë, ekspozim në ambiente të ndryshme të natyrës së egër, edukim mbi mbijetesë ( pse jo argëtim), kulturë, dialogje me individualë të ndritur dhe që kanë dy tre fjalë për të thënë, të cilat shërbejnë që kolektivi jonë të rritet para dhe jo të degradoj pas me toksicitete, atëherë po.”

“Madje s’do doja as të paguhesha – do të paguaja unë. Lol. Por ky është mendimi im, ë?”, shtoi këngëtari.

Kur pyetet për "Big Brother", Albani jep përgjigje të

Të fundit