Flash News

POLITIKOFF

Kush do ta fitojë BBV sipas Meri Shehut

Kush do ta fitojë BBV sipas Meri Shehut

“Big Brother VIP Albania” është kthyer në një fenomen tashmë në Shqipëri. Teksa jemi shumë pranë finales, fansat jashtë po bëjnë tifozllëk të madh dhe duket se gara më e ngushtë është mes Ilirit dhe Donaldit.

Lidhur me këtë temë, ka folur edhe Meri Shehu një nga astrologët më të njohura në Shqipëri, teksa ishte mbërëmë në spektaklin e "Fan Club". Duke u bazuar tek parashikimi i yjeve, sipas saj, shenja e favorizuar është Binjakët, që i referohet Beniadës.

“Është shumë e fortë, të gjithë ata janë lider, kemi dy shenja zjarri, Iliri dhe Einxhel, dhe përballë tyre të gjithë përulen. Nga vrulli, energjia, nga thënia e gjërave drejtpërdrejtë, pavarësisht mendimit tim, energjinë e shigjetarit e ka përdorur më mirë Einxhel.

Iliri ka dalë tërësisht në temperametin e Dashit, ka qenë praktik në egoizmin e vet. Tani se çfarë do publiku, nëse një njeri që del me egoizmin e vetë, apo dikë që lufton për kauza, unë shoh një femër potente.

Kjo javë përkon me një hënë të plotë në 16, në Luan, Dashëve kjo iu jep madhështi dhe famë. Favorizim përmes yjeve në fakt kanë Binjakët, domethënë Beniada. Beniada nuk ka pasur drama familjare si në Shqipëri, do të më dukej pak jo korrekte që ta fitonte dikush që nuk i përket shumë jetesës në Shqipëri”- tha ajo.

Të fundit