Flash News

POLITIKOFF

Kush është ministrja e Ramës që di të gatuajë vetëm makarona

Kush është ministrja e Ramës që di të gatuajë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nuk i ka raportet e mira me gatimin. Gjatë një interviste te "Historia ime", Denaj ka thënë se di të gatuaj vetëm makaronat dhe ato më klasiket. 

Gjatë intervistës Denaj tregon se dëshiron që në të ardhmen të punojë në bujqësi me çizme llastiku dhe mbi zetor. 

Gazetarja: Me gatimin keni lidhje?

Anila Denaj: Vetëm makarona dhe ato më klasiket.

Gazetarja: Mendova “scuba diving”,(zhytëse nënujore), minister e Financave, 18 vite në një kompani gjermane me rregulla strikte të cilat ju kanë kalitur, mendova që dhe tek gatimi, apo këtë e ka Klodi?

Anila Denaj: Do të thosha që as ai nuk e ka në shtëpi, por unë jo një herë. Mundet që për arsyet e emergjencës të siguroj një ushqim deri tek pastaj.

Gazetarja: Raporti me miqtë tani që jeni ministre, vazhdon të jetë apo ka mungesa?

Anila Denaj: Unë ata që bëj miq, i kam gjithë jetën edhe ata që kam në Shqipëri dhe ata që i kam jashtë. Ndërkohë ka qenë gati e pamundur këto dy vite dhe dy muaj sepse intesiteti ka qenë i lartë. Unë jam mësuar dhe në bankë sepse intensiteti nuk ka qenë më i vogël, por këto dy vite kanë qenë më të pazakontë dhe ka qenë viti i fundit si rezultat i shumë ngarkesave për të përballuar edhe me akte juridike, nevojat buxhetore për rindërtimin, për shëndetësinë etj, kështu që nuk ka patur mundësi sepse dalim vonë dhe marrëdhëniet i mbajmë me WhatsApp me Zoom.

Gazetarja: Ana publike ka qenë menxhami i një lokali shumë të këndshëm në Tiranë. Peresonalisht kam qenë kliente dhe më pëlqente, vonë e kam marrë vesh që bashkëshorti dhe ju e menaxhonit atë lokal që nuk është më. Fle diku në ëndrrat tuaja një bujtinë, një lokal në një moment që s’do jesh më kaq e angazhuar?

Anila Denaj: Jo në të mijat, në të tijat ndoshta.

Gazetarja: Do ishte mbështetëse?

Anila Denaj: Normalisht që do isha, siç është ai për mua. Nuk është në ëndrrat e mia edhe pse unë do të doja të punoja në të ardhmen në fushë, të merresha me bujqësi.

Gazetarja: Mos më thuaj që do të mbledhësh domate, këto gjërat.

Anila Denaj: Nuk e di cilën bimë apo frutë por di që dua të jem me çizme llastiku dhe mbi ndonjë zetor në fushë. Kjo është një ëndërr, nuk e di nëse do kthehet në realitet. Bujqësia më ka atraktuar më shumë sesa konteksti i përfitueshmërisë sepse është një sektor me vështirësi dhe ne prandaj ne nuk po flasim ndoshta për realitete. Ndërkohë për t’i kthyer përgjigje pyetjes suaj, po im shoq ka pasur një restorant sepse gjithë jetën ka studiuar për pjesën e kulinarisë dhe e ka bërë me shumë pasion, por është një zanat i vështirë dhe sigurisht që është një angazhim më shumë se 14 orë, prandaj nuk do doja. Do doja që Aleksandri të kishte më shpesh babain siç e ka tani. 

Të fundit