Flash News

POLITIKOFF

Kush janë tre prezantuesit e “Eurovision 2022”

Kush janë tre prezantuesit e “Eurovision 2022”

Treshja, Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika do të jenë prezantuesit e ceremonisë së  “Eurovision Song Contest 2022”, që do të mbahet në Torino. 

Ky lajm është bërë me dije nga agjencia italiane e lajmeve “Adnkronos”, e cila citon “burime të sigurta në mirë informim”.  

Kujtojmë se këto thashetheme për të tre yjet kanë qarkulluar prej muajsh dhe sipas, “Adkronos”, këngëtarja Laura dhe drejtuesi televiziv Alessandro kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre, me përjashtim të këngëtarit britanik, Mika, i cili e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij, por që thuhet se tashmë është gati të nënshkruajë kontratën e tij. 

Njoftimi zyrtar pritet të vijë në natën e dytë të Sanremos, me 2 shkurt, sepse Laura është e ftuar speciale atë mbrëmje. 

Të fundit