Flash News

POLITIKOFF

Kushti i vetëm që Ledri duhet t`i plotësojë Sarës për t`u bërë pjesë e BBV2

Kushti i vetëm që Ledri duhet t`i plotësojë Sarës

Në afterparty-n e BBV,  Arbana Osmani për “Ftesë në 5” ka konfirmuar se do ketë një edicion të dytë të “Big Brother VIP” i cili do të startojë në fund të dhjetorit të këtij viti.

Të ftuar në festën e organizuar nga Top Channel për suksesin e këtij formati, gazetarët kanë pyetur shumë të pranishëm rreth kësaj çështje. Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, i është përgjigjur disa pyetjes rreth pjesëmarrjes së Ledrit në “Big Brother VIP 2”.

E pyetur nëse do ta lejonte këngëtarin e njohur që të merrte pjesë në “Big Brother VIP”, duke qeshur ajo tha: "Nuk jam shumë e sigurt."

Sara është përgjigjur se duhet të kujdesen për vajzën e tyre të dy teksa me humor ka shtuar se ai duhet të pyes Poem për këtë.

“Nuk e besoj se kemi gocën dhe duhet të kujdesemi të dy. Deri vitin tjetër, goca do flasë dhe duhet ta pyes gocën. Mua nuk më pyet njeri”, tha Hoxha.

Të fundit