Flash News

POLITIKOFF

'Ky është vetëm fillimi', Rusia bllokon faqen e web-it të BBC-së

'Ky është vetëm fillimi', Rusia bllokon faqen e web-it

Faqja e web-it të lajmeve të BBC-së është bllokuar nga autoritetet ruse. Mbikëqyrësi i medias ruse Roskomnadzor tha se qasja në faqen kryesore të lajmeve të BBC-së ishte ndalur, ndërsa ministria e jashtme e Moskës paralajmëroi për më shumë masa hakmarrëse kundër medias.

"Unë mendoj se ky është vetëm fillimi i masave hakmarrëse ndaj luftës së informacionit të nisur nga Perëndimi kundër Rusisë," -tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në Telegram.

Roskomnadzor renditi faqen e internetit të BBC News si të bllokuar në Rusi dhe gjithashtu nuk kishte akses në faqen e internetit të shërbimit rus të BBC. Vetë BBC postoi një video që udhëzon rusët se si të vazhdojnë aksesin në media përmes një VPN dhe aplikacioneve.

“Ne vazhdojmë të tregojmë ngjarjet në Rusi dhe në botë”, thuhet në video.

Të fundit