Flash News

POLITIKOFF

"La Casa de Papel" në vendin e #1 në gjithë botën, dokumentari renditet në vendin e tretë

"La Casa de Papel" në vendin e #1 në gjithë botën,

*Kujdes: Ky shkrim përmban 'spoiler'

Pjesa e parë e sezonit të pestë të 'La Casa de Papel" (Shtëpia e parave) është një nga produksionet më të shikuara në botë në Netflix. Suksesi i këtij produksioni është i jashtëzakonshëm.

Në listën e përditësuar të shfaqjeve më të shkuara, LCSP renditet e para në gjithë botën, me një diferencë të madhe me shfaqjet e tjera. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës LCDP renditet e treta, në Kore e gjashta dhe në Japoni në 10-shën më të mirë.

"La Casa de Papel" në vendin e #1 në gjithë botën,

Ndërsa dokumentari "From Tokyo to Berlin" i cili pasoi pas përfundimit të serialit, ku jepen prapaskenat e realizimit të skenave aksion që kemi parë apo se si personazhet futen në rol dhe përjetojnë emocionet e karakterit, renditet në vendin e 3-të në të gjithë botën.

Me 3 dhjetor do të publikohet pjesa e dytë e sezonit të pestë dhe final ku ngjarjet u ndërprenë në një pikë kulminante (kujdes spoiler)  pas vdekjes së personazhit kryesor, Tokyos. Përveçse personazh kryesor, Tokyo ishte dhe narratori i të gjitha sezoneve dhe pjesëve deri tani, prandaj nuk dihet se kush do tregojë ngjarjen dhe fansat me zor po presin për të parë çfarë kanë rezervuar në 5 pjesët e fundit të një prej serialeve më të suksesshme në botë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Álex Pina (@alexpinaoficial)

Të fundit