Flash News

POLITIKOFF

Labinot Gashi rrëfen pse e quajti Dafina Zeqirin "mosmirënjohëse"

Labinot Gashi rrëfen pse e quajti Dafina Zeqirin

Dikur, Labinot Gashi dhe Dafina Zeqiri dukej se kishin një raport të mirë, të cilin tashmë nuk e kanë më. Në një intervistë për “Prive”, Labi tregoi se nuk e ka idenë pse është prishur ky raport dhe shpjegoi pse e quajti Dafinën “mosmirënjohëse”. Teksa Dafina festonte ditëlindjen në një event ku të pranishëm ishin emra të njohur të skenës dhe ekranit, miq e bashkëpunëtorë të saj, Labi, i paftuar në festë, shkroi në Instagram:

“Mosmirënjohëse”.

I pyetur nga “Prive” nëse postimi ishte rastësi apo jo, ai tha:

“Nuk ishte rastësi, por nuk ishte vetëm për të (Dafinën), por për të gjithë njerëzit e tjerë. Në fakt, këtu po e them për herë të parë, postimi nuk ishte vetëm sepse në festë nuk ishte Labi, por nuk pashë shumë njerëz që ishin në fillimet e hershme të Dafinës."

Në vijim të shpjegimit të tij, Labi la të nënkuptuar se i referohet epokës kur rrjetet sociale dhe YouTube nuk kishin fuqinë që kanë sot dhe artistët promovoheshin kryesisht nga figurat televizive.

“Po e flas haptazi për shkak se as unë nuk i harroj njerëzit që në fillimet e mia të karrierës më kanë përkrahur,” shtoi ai më tej. Nga ana tjetër, Dafina nuk ka reaguar për deklaratën e tij.

Të fundit