Flash News

POLITIKOFF

Lajmet për arrestimin dhe pasaportën diplomatike të Valdrin Sahitit, reagon Presidenca e Kosovës

Lajmet për arrestimin dhe pasaportën diplomatike të Valdrin

Valdrin Sahiti ka qenë kryefjalë e mediave javën që lamë pas pasi u raportua se Policia e Turqisë ka ndaluar dhe arrestuar në Aeroportin e Stambollit. Mediat në Kosovë shkruanin se arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale ‘Blerje, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë’. U tha po ashtu se Valdrini është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës. 

Sipas mediave, Sahiti kishte shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.  Avokati i tij Besnik Berisha mohoi çdo raportim duke thënë se klienti i tij ka vijuar rrugën normalisht dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan. Au njoftoi se Sahiti ndodhet në Dubai ku po vazhdon agjendën e tij.

Sakaq, sot ka reaguar edhe zëdhënësi i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, në lidhje me pasaportën diplomatike të stilistit të njohur. Kupina nënvizon se presidentja nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt dhe se nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Ai ka bërë një sqarim në rrjete sociale duke thënë se këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. 

Sqarim i sërishëm. Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar nje gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”. 

Të fundit