Flash News

POLITIKOFF

Ledion Liço po përkujdeset për klipin e "Sekret", Ronela Hajati: Do të jetë përrallë

Ledion Liço po përkujdeset për klipin e "Sekret",

Ronela Hajati ka vazhduar punën e saj intensve për këngën "Sekreti" që do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovizion 2022".

Pasi ajo ka përpunuar këngën në Londër, Ronela është rikthyer në Shqipëri ku edhe ka nisur xhirimet për klipin e këngës.  Këngëtarja ka punuar me producentë të njohur në Londër ndërsa ka premtuar një klip dhe performancë që do të mbahet mend.

Në një postim në Instagram, Ronela shkruan se pas 5 ditësh intensive, tashmë kanë përfunduar dhe xhirimet e klipit.  Ajo ka ndarë gjithashtu disa pamje ku shihet se në ekipin që po përkujdeset për klipin është dhe Ledion Liço.

Klipi pritet publikohet në mars, i cili është xhiruar në disa lokacione të vendit. 

"SEKRET eshte kenga ime perfaqesuese ne Eurovision kete vit! Ne 5 dite xhirime me nje staf te mrekullueshem qe ka bere nje pune kolosale do te sjellim ditet e para te marsit ,ne jete videon e kenges sipas vizionit dhe deshires sime dhe te gjitheve qe i kane kushtuar mbi nje muaj kohe pergatitjes per kete projekt . Duke xhiruar ne disa nga lokacionet me te bukura te Shqiperise "SEKRET" do jete nje perralle! Une mezi po e pres!"- shkruan Ronela krahas fotove që ka postuar në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Të fundit