Flash News

POLITIKOFF

Lindita Halimi do të zmadhojë të pasmet dhe gjithë procesin do ta tregojë livë në Youtube

Lindita Halimi do të zmadhojë të pasmet dhe gjithë procesin

Këngëtarja Lindita Halimi është një prej artisteve më të mira me një vokal potent, e cila gjithnjë ka dhënë performanca të shkëlqyera. Po ashtu ajo është diskutuar shumë dhe për mbipeshën dhe mënyrën se si arriti të bëjë një trup perfekt.

Lindita shquhet për tipin e saj pa komplekse dhe të hapur e cila i ka ndarë shumë tema dhe shqetësime e paragjykime nëpër të cilat ka kaluar.

Së fundmi, ajo do të bëjë një operacion, të cilin do e trëgojë të gjithin live. Këngëtarja ka njoftuar se do të bëjë një vlog në YouTube ku do të flasë më shumë për ndërhyrjen estetike. Lindita do i nënshtrohet operacionit të quajtur BBL.

BBL është një procedurë e specializuar ku kirurgu plastik heq yndyrën e tepërt nga barku, ijet ose kofshët duke përdorur liposuksion. Kirurgu e transferon këtë yndyrë në vithe për më shumë volum.

Lindita Halimi do të zmadhojë të pasmet dhe gjithë procesin

Të fundit