Flash News

POLITIKOFF

Lori Hoxha rikthen Ledion Liçon

Lori Hoxha rikthen Ledion Liçon

Që prej mbylljes së puntatës së "The Voice Kids" Ledion Liço është shkëputur nga jeta publike dhe nuk është më aktiv as në rrjetet sociale dhe as me projektet televizive.

Faqja e tij e Instagramit (të cilën Lori ka thënë se ia ka hapur ajo), vazhdon të jetë pa postime dhe nuk është aspak aktive. Të paktat herë që e shohim janë postimet e rralla të Sarës. Por kunata e tij, Lori Hoxha e ka rikthyer, si bashkëpunëtor për lançimin e linjës së saj sportive Lori Hoxha x Cohl’s.

Në rolin e producentit, Ledioni ndodhet pas kamerave - aty ku së fundmi ka filluar t`i pëlqejë, në zonën e xhirimit, por në këtë video të Lorit është gjithashtu protagonist. Në videon ku Lori përmend bashkëpunëtoret, ka përmendur dhe Ledionin të cilin ajo e falënderon që ia përkrah ëndrrat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Të fundit