Flash News

POLITIKOFF

Luana jep mesazhe për "garën e ashpër" me Arbana Osmanin

Luana jep mesazhe për "garën e ashpër" me Arbana

"Luana vs. Arbana" ka qenë një nga krahasimet më të mëdha që janë bërë prej disa muajsh. Më fillim e nisi Luana kur krahasoi emisionin e saj (në mënyrë indirekte) me atë të Arbanës, duke nënkuptuar se i Luanës ishte më i suksesshëm.

Më pas "gara" për drejtimin e "Big Brother Vip" - e cila si dujet ishte vetëm në rrjetet sociale dhe në thashetheme të mediave online, pasi Arbana Osmani pohoi se drejtuesit e televizionit i kanë bërë direkt ofertën Arbanës "pasi Big Brother nuk do kishte kuptim pa të".

Prej javësh nuk ka më dilema në këtë aspekt meqenëse Arbana është zyrtarizuar nga televizioni. Teksa zërat për një rivalitet të heshtur vazhdojnë, një përgjigje e Luanës sot duket të jetë përgjigja e saj indirekte.

“Nuk ka garë. Është vetëm ti përballë vetes” – ka postuar në Instastory Luana. Për momentin, mbetet i paqartë projekti i saj në sezonin e ri televiziv.

Luana jep mesazhe për "garën e ashpër" me Arbana

Të fundit