Flash News

POLITIKOFF

Mark Zuckerberg do të bëhet baba për herë të tretë, gruaja e tij Priscilla është në pritje të një vajze

Mark Zuckerberg do të bëhet baba për herë të

Mark Zuckerburg ka zbuluar se gruaja e tij Priscilla Chan është në pritje të fëmijës së tretë të çiftit.

Themeluesi i Meta ndau një imazh të tyre së bashku në rrjetet sociale teksa vendosi një krah mbrojtës në stomakun e Priscilës dhe shkroi: "Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm."

Dyshja tashmë kanë dy fëmijë së bashku, dy vajza, të quajtura Maxima, gjashtë vjeç, e lindur në dhjetor 2015 dhe August, pesë, e lindur në gusht 2017.

Mark, 38, dhe Priscilla, 37, e cila është një ish-pediatre, u takuan për herë të parë në një festë kur ata të dy po ndiqnin Universitetin e Harvardit.

Të fundit