Flash News

POLITIKOFF

Martohet vajza e Jozefina Topallit: Festuam dashurinë!

Martohet vajza e Jozefina Topallit: Festuam dashurinë!

Vajza e ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topallit, Megi dhe bashkëshorti i saj kanë kurorëzuar në martesë pas disa vitesh dashurinë e tyre.

Megi dhe babai i dy fëmijëve të saj Angji janë martuar të premten në një ceremoni pa shumë bujë.

Ishte vetë vajza e Jozefina Topallit ajo e cila ndau lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale ku postoi foto e veshur me fustanin e bardhë.

Martohet vajza e Jozefina Topallit: Festuam dashurinë!

Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë.

Falënderojmë familjet tona, miqtë dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni”, shkroi Megi Topalli, krahas imazheve.

Të fundit