Flash News

POLITIKOFF

Mbi 100 akuza për abuzime se*suale ndaj reperit Sean 'Diddy' Combs, mes tyre edhe të mitur

Mbi 100 akuza për abuzime se*suale ndaj reperit Sean 'Diddy'

Më shumë se 100 njerëz do të padisin reperin e njohur, Sean 'Diddy' Combs për sulm seksual, përdhunim dhe shfrytëzim seksual.

Avokati amerikan, Tony Buzbee tha se disa nga viktimat e supozuara përfshijnë të mitur të cilët janë abuzuar kur ishin nëntë vjeç. "Kjo është një çështje e rëndësishme që ne synojmë ta ndjekim në mënyrë agresive," u tha Buzbee gazetarëve.

Erica Wolff, një avokate që përfaqëson Combs, tha se reperi i mohon kategorikisht akuzat, duke thënë se ato janë "të rreme dhe shpifëse".

Duke folur në një konferencë shtypi të martën, Buzbee tha se ai dhe ekipi i tij "nuk do të lënë gur pa lëvizur për të gjetur palët e mundshme përgjegjëse" në abuzimin e supozuar, ose "çdo individ apo ent që ka marrë pjesë ose ka përfituar nga kjo sjellje skandaloze".

Wolff tha në një deklaratë për BBC se Combs "pret me padurim të provojë pafajësinë e tij dhe të shfajësohet në gjykatë, ku e vërteta do të vërtetohet bazuar në prova, jo në spekulime".

Combs u arrestua javën e kaluar dhe po përballet me akuza penale për shantazh dhe trafik seksual. Ai aktualisht është në paraburgim federal pasi iu mohua lirimi me kusht, të cilin ai po e apelon. Diddy ka mohuar të gjitha akuzat për shkelje kriminale.

Numri i përgjithshëm i viktimave të supozuara është 120, ku gjysma e tyre janë burra dhe gjysma tjetër gra që vijnë nga më shumë se 25 shtete në të gjithë SHBA.

Të fundit