Flash News

POLITIKOFF

Mbretëresha Elizabeth bën dedikimin emocional në 1 vjetorin e vdekjes së Princit Philip

Mbretëresha Elizabeth bën dedikimin emocional në 1 vjetorin e

Mbretëresha Elizabeth ka bërë një dedikim prekës në përvjetorin e parë të vdekjes së bashkëshortit të saj Princit Philip me një homazh emocionues.

Llogaria zyrtare e familjes mbretërore në Twitter publikoi një video, e përbërë nga një fotomontazh i Princit gjatë jetës së tij të gjatë. Të përfshira ishin fotot e tij kur ishte foshnjë, kur ishte një oficer i guximshëm i marinës, me katër fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e tij.

Ndoshta më prekëse ishte një foto e vjetër e Philip-it të mbështetur mbi supin e gruas së tij me fytyrat e tyre afër. Përfundoi me një foto bardhë e zi të kohëve të fundit të Dukës duke hedhur kapelën e tij si për të thënë lamtumirë.

Bashkë me të ishte leximi i poezisë “Patriarkët – një elegji” nga poeti laureat Simon Armitage.

“Duke kujtuar Lartësinë e Tij Mbretërore Dukën e Edinburgut në përvjetorin e parë të vdekjes së tij”, shkruhej në mbishkrim. Ai përfshinte gjithashtu një lidhje për të mësuar më shumë rreth "jetës dhe trashëgimisë" së Princit.

Të fundit