Flash News

POLITIKOFF

Mbreti Charles shtrohet në spital

Mbreti Charles shtrohet në spital

Mbreti Charles III është shtruar në spital për trajtim për një prostatë të zmadhuar. Procedura do të kryhet në spitalin privat të London Clinic, ku Catherine, Princesha e Uellsit u operua javën e kaluar.

Mbreti e kishte bërë publike problemin e tij shëndetësor si një mënyrë për tu dërguar një mesazh burrave të tjerë për të kontrolluar prostatën e tyre.

Një deklaratë nga Buckingham Palace tha se Mbreti ishte i kënaqur që mësoi se diagnoza e tij po ka një ndikim pozitiv në ndërgjegjësimin e shëndetit publik, raporton BBC.

Nuk dihet ende se sa kohë do të qëndrojë në spital Mbreti Charles.

Të fundit