Flash News

POLITIKOFF

"Më kanë turpëruar", Britney Spears qau për dy javë pas dokumentarit për jetën e saj

"Më kanë turpëruar", Britney Spears qau për dy

Këngëtarja e muzikës pop, Britney Spears ka folur për herë të parë pas publikimit të dokumentarit për jetën e saj - i cili ka bërë shumë zhurmë ne media.

Britney tha se është ndjerë e turpëruar nga mënyra sesi e kanë portretizuar dhe vazhdon të qajë sot e kësaj ditë.

Spears ka treguar se nuk e ka parë të gjithë dokumentarin, por disa pjesë, të cilat e kanë bërë të ndihet shumë keq:

“Jam ndjerë e gjykuar, e qortuar dhe e turpëruar. Jeta ime ka qenë gjithmonë e spekuluar, e vëzhguar dhe e paragjykuar. Për të ruajtur shëndetin tim mendor duhet të kërcej çdo natë për t’u ndjerë e gjallë. Teksa jeta vazhdon, unë akoma jam e ndjeshme. Kam qarë për 2 javë. Përpiqem sa mundem për të ruajtur lumturi dhe dashuri në jetën time. Kërcimi më sjellë gëzim. Nuk jam këtu për të qenë perfekte. Perfeksioni është i mërzitshëm. Jam këtu për të shpërndarë pozitivitet."

Të fundit