Flash News

POLITIKOFF

“Më mbeti merak”, Luizi flet për humbjen e babait

“Më mbeti merak”, Luizi flet për humbjen e babait

Këngëtari Luiz Ejlli, i cili është pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother Albania Vip 2’, ka rrëfyer humbjen e babait të tij. Në një bashkëbisedim me Bjordin, Luizi i ka treguar konkurrentit momentet e fundit të jetës së të atit.

Këngëtari tha se babai i tij ka ndërruar jetën natën e Krishtlindjeve, më 24 dhjetor, dy vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Luizi ka treguar se pengu i tij më i madh është që nuk i ka qëndruar pranë babait në minutat e fundit të jetës.

“Para dy vjetëve. Natën e Krishtlindjeve. Shyqyr që iku pa vuajtje. Ishim shumë të lidhur. Atë natë më tha mua do të marr në telefon 4 orë para. Më tha baba po të marr të uroj Krishtlindjen. Ik more i thashë se s’quhet në 12. Ka qenë ora 12 e 20 e natës këtu te ne. Ky kishte dalë me tre kushërinj të tij. Kanë qenë në tvolinë dhe i ka thënë baba seç kanë një shtrëngim, dhe siç ka qënë ka mbyll sytë dhe e ka mbështetur në shpatull”, ka rrëfyer Luizi.

Luizi ka spikatur prej fillimit të ‘reality show-t’, si një nga konkurrentët më të fortë dhe më të pëlqyer për publikun.

 

Të fundit