Flash News

POLITIKOFF

Meadow Walker bën urimin për babain e saj të ndjerë pas suksesit në "Javën e Modës"

Meadow Walker bën urimin për babain e saj të ndjerë pas

Meadow Walker po ndikon në botën e modës shpejt dhe furishëm.

Meadow Walker bën urimin për babain e saj të ndjerë pas

Vajza 22-vjeçare e aktorit të ndjerë Paul Walker kohët e fundit bëri një kthim spektakolar në pasarelë gjatë 'Javës së Modës' në Nju Jork për koleksionet Pranverë-Verë 2022 - pak para ditëlindjes së 48-të e babait të saj të ndjerë.

Meadow Walker bën urimin për babain e saj të ndjerë pas

Meadow bëri një urim për aktorin e Fast & Furious.

"Gëzuar ditëlindjen babi, të dua," shkroi Meadow në faqen e saj në Instagram, krahas një fotografie të saj, kur ishte fëmijë me babanë e saj, i cili vdiq në një aksident me makinë në 2013.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Meadow Walker (@meadowwalker)

Vitet e fundit, Meadow ka qenë e zënë me projektet e saj të reja po ashtu edhe me fondacionin, duke nderuar trashëgiminë e babait të saj, "Fondacioni Paul Walker", i cili synon të mbrojë oqeanet dhe kafshët e egra. Vajza e aktorit është përqendruar gjithashtu në një karrierë modelimi dhe bëri debutimin e saj në pasarelë në mars, duke hapur shfaqjen e 'Givenchy -së' Vjeshtë/Dimër 2021 gjatë 'Javës së Modës në Paris'.

Meadow Walker bën urimin për babain e saj të ndjerë pas

Të enjten, më 9 shtator, ajo mori pjesë në sfilatën në shfaqjen e Gabriela Hearst Ready-to-Wear në Nju Jork, duke u shfaqur me një fustan të bardhë me dantellë, një shtresë me stoli dhe sandale të bardha në të kuqe.

Meadow Walker bën urimin për babain e saj të ndjerë pas

Të fundit