Flash News

POLITIKOFF

Mediat & ndjekësit i konsideruan deklaratat e Eduartit dhe Lorit për Donaldin, reagon edhe Arbana Osmani

Mediat & ndjekësit i konsideruan deklaratat e Eduartit dhe Lorit

Sot, regjisori Eduart Grishaj dhe producentja Lori Hoxha - të Big Brother Vip Albania - kanë bërë dy reagime, që nga publiku dhe mediat janë kuptuar që janë në drejtim të Donald Veshaj, konkurrentit më të komentuar të BBV që doli i dyti në këtë edicion.

Në mëngjes, në "Wake Up", Eduarti foli për eksperiencën e tij si regjisor në këtë program, ku ndër të tjera ceku dhe faktin që shqiptarët nuk pranojnë dot humbjen.

Ai tha:

Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë ‘Big Brother’ tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni.

Kjo u nënkuptua si një deklaratë për Donaldin. Në fakt, Eduarti nuk përmendi emër, por të vetmit që nuk kanë pranuar humbjen janë Donaldi dhe mbështetësit e tij. Ndërkohë, dy finalistet e tjera, Einxhel dhe Beniada, nuk kanë shprehur asnjë pakënaqësi.

Më pas, ka qenë Lori Hoxha që përmes një postimi në Instagram, ka bërë një tjetër reagim, i cili po ashtu ka bërë ndjkeësit e saj, të formatit BBV dhe mediat online të nënkuptojnë që e ka për Donaldin.

Ajo shkruan:

Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se cilën ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira.

Duke iu referuar lajmeve se Donaldi dhe Romeo kanë refuzuar të jenë pjesë e emisionit "Më lër të flas" që do ishte primetime në TCH dhe mungesës së tij dje në xhirimet e post-Big Brother, ky postim u duk sikur është në drejtim të Donaldit.

Mirëpo, moderatorja Arbana Osmani ka bërë pak më parë një reagim në Instastory, ku hedh poshtë këto "nënkuptime" që janë të keqkuptuara sipas saj. Ajo ia hedh fajin mediave teksa thotë se janë të "etur për klikime".

Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqperdoret çdo deklaratë, status, koment i bërë nga produksioni i Big Brother Vip, duke i konsideruar "kunja" dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë.

Mediat & ndjekësit i konsideruan deklaratat e Eduartit dhe Lorit

Por pavarëisht këtij reagimi të Arbanës, Donaldi nuk e ka pranuar humbjen dhe ai madje ka reaguar duke mos shkuar fare në "Post Big Brother" dhe ai ka fshirë nga lista e miqve në rrjetet sociale Lorin dhe Arbanën. Po ashtu, dy binjakët Veshaj kanë fshirë nga rrjetet e tyre sociale dhe promon e emisionit "Më lër të flas", që do të niste në Top Channel pas përfundimit të BBV.

Të fundit