Flash News

POLITIKOFF

Meghan Markle dhe Princi Harry do të bëhen prindër për herë të dytë

Meghan Markle dhe Princi Harry do të bëhen prindër për

Duka dhe Dukesha e Sussex janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Zëdhënësi i Princit Harry dhe Meghan-it, tha në një deklaratë: “Ne konfirmojmë që Archie do të jetë vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë”.Meghan Markle dhe Princi Harry do të bëhen prindër për
Në një foto bardh e zi të tyre, çifti të ulur pranë një peme me dorën e Harry-t vendosur nën kokën e Meghan ndërsa ajo shtrihet në prehrin e tij me dorën e mbështetur në barkun e rrumbullakosur.

Meghan Markle dhe Princi Harry do të bëhen prindër për
Foshnja do të jetë i/e teta në radhë për fronin britanik.

Një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha: "Madhëria e saj, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit dhe e gjithë familja janë të kënaqur dhe i urojnë ata mirë."

Në fillim të vitit 2020, Meghan dhe Harry njoftuan se po hiqnin dorë nga detyrat mbretërore dhe po lëviznin drejt Amerikës së Veriut. Kohët e fundit ata blenë një shtëpi në Santa Barbara, California.

Në nëntor, Meghan zbuloi se ajo kishte përjetuar një abort spontan në korrik të vitit 2020, duke treguar mbi ndjesitë personale të përvojës traumatike me shpresën për të ndihmuar të tjerët.

Të fundit