Flash News

POLITIKOFF

Meghan Markle dhe Princi Harry "sfidojnë" Mbretëreshën Elizabeth II

Meghan Markle dhe Princi Harry "sfidojnë" Mbretëreshën

Meghan Markle dhe Princi Harry mund të jenë frymëzuar nga eventi i Mbretëreshës Elizabeth II, por kjo nga fansat shihet dhe si një "sfidë" që i kanë shpallur asaj.

Ish-çifti mbretëror po planifikon të organizojë një event ku do të ndahen çmime - i njëjtë me eventin që mban dhe Mbretëresha.

"The Sun" ka siguruar disa dokumente ku thuhet se Meghan dhe Harry do të përqendrohen kryesisht në personazhe të spikatur në fusha të ndryshme. Skema e ndarjes së çmimeve do të drejtohet nga fondacioni Archewell i Dukës dhe Dukeshës, të cilin ata u përpoqën ta regjistronin si markë në muajin mars.

Të fundit