Flash News

POLITIKOFF

Meghan Markle rrëfen momentin e vështirë kur çerdhja e Archie-t mori flakë

Meghan Markle rrëfen momentin e vështirë kur çerdhja e

Gati dy vjet më parë, Meghan Markle dhe Princi Harry njoftuan një marrëveshje me Spotify për të krijuar përmbajtje podcast me studion e tyre, Archewell Audio. Të martën, episodi i parë i podcast-it të Meghan, Archetypes u publikua përmes aplikacionit të transmetimit dhe shfaqi Serena Williams si të ftuar në intervistë. Në episod, dyshja diskutojnë miqësinë e tyre të ngushtë, bëjnë disa shaka dhe trajtojnë anët më serioze të rritjes së fëmijëve në sytë e publikut.

Meghan Markle rrëfen momentin e vështirë kur çerdhja e

Mes të tjerash, Meghan zbuloi se udhëtimi në Afrikën e Jugut ku ajo dhe Harry i thanë për herë të parë gazetarit Tom Bradby se po vuanin me rolet e tyre mbretërore ishte edhe më stresues se ç’dukej. Meghan tha se ata e lanë djalin e tyre Archie, asokohe katër muajsh e gjysmë, në çerdhe me dadon e tij dhe morën pjesë në angazhimin e parë të çiftit në udhëtimin në Nyanga Township. Kur u krye takimi, ata morën lajmin se në çerdhe kishte rënë zjarr.

Meghan Markle rrëfen momentin e vështirë kur çerdhja e

"Ngrohësja në çerdhe mori flakë," tha ajo. “Nuk kishte detektor tymi. Dikush thjesht nuhati tymin në korridor, hyri brenda, zjarri u shua. Ai supozohej të flinte atje.”

Ajo shpjegoi se dadoja e Archie-t, Lauren, po e mbante atë në një dhomë tjetër dhe ai ishte i sigurt, por ajo ende ndihej e tronditur.

"Ne u kthyem," vazhdoi ajo. “Dhe sigurisht, si nënë, ti mendon… o Zot, çfarë? Të gjithë janë në lot, të gjithë janë të tronditur. Dhe çfarë duhet të bënim? Duhet të dilnim dhe të bënim një takim tjetër zyrtar? Unë thashë, kjo nuk ka kuptim.”

Meghan Markle rrëfen momentin e vështirë kur çerdhja e

Sipas Meghan, ajo dhe Harry shkuan në takimin e radhës, duke e lënë pas Archie-n.

"Fokusi është në atë se si dukesh, jo në atë se si ndihesh."

Meghan e tregoi historinë pasi Williams rrëfeu se vajza e saj Olympia kishte rënë nga një karrige e lartë dhe kishte thyer kyçin e dorës gjatë French Open në vitin 2018.

Të fundit