Flash News

POLITIKOFF

Melania Trump lançon platformën NFT, përpjekja e saj e parë publike që nga largimi prej Shtëpisë së Bardhë

Melania Trump lançon platformën NFT, përpjekja e saj e

Melania Trump po futet në 'maninë' e fundit të kriptove - NFT-të.

Ish-zonja e parë njoftoi të enjten se ajo po shet një NFT, ose një monedhë jo të këmbyeshme, të titulluar "Vizioni i Melania" - përpjekja e saj e parë publike që nga largimi i detyrës pothuajse një vit më parë nga Shtëpia e Bardhë. NFT është arti i parë dixhital që shitet në platformën e saj të sapolançuar, e cila do të lëshojë rregullisht NFT dhe mundësohet nga Parler.

Melania Trump lançon platformën NFT, përpjekja e saj e

“Jam krenare të shpall përpjekjen time të re NFT, e cila mishëron pasionin tim për artin dhe do të mbështesë angazhimin tim të vazhdueshëm ndaj fëmijëve përmes iniciativës sime 'Be Best'”, - tha Trump në një deklaratë.

"Nëpërmjet kësaj platforme të re të bazuar në teknologji, ne do t'u ofrojmë fëmijëve aftësi të shkencave kompjuterike, duke përfshirë programimin dhe zhvillimin e softuerit."

Melania Trump lançon platformën NFT, përpjekja e saj e

Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e Trump, një pjesë e të ardhurave do të "ndihmojë fëmijët që dalin jashtë sistemit të kujdestarisë përmes fuqizimit ekonomik dhe me akses të zgjeruar në burimet e nevojshme për të shkëlqyer në fushat e shkencës kompjuterike dhe teknologjisë".

Të fundit