Flash News

POLITIKOFF

Mësohet kush do të prezantojë "Big Brother VIP"

Mësohet kush do të prezantojë "Big Brother VIP"

Prej disa vitesh aludohet dhe madje edhe paralajmërohej se do të niste Big Brother VIP, por dje, vetë televizioni Top Channel ka bërë me dije se ky spektakël do të startojë shumë shpejt në këtë ekran.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhet në një njoftimin e “Top Channel”.

Menjëherë pas këtij njoftimi, u shtrua pyetja në mediat online dhe rrjetet sociale se kush do të ishte prezantuesi/prezantuesja.

Burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se moderimi i emisionit i është ofruar Arbana Osmanit dhe me shumë gjasa, ajo do ta pranojë këtë propozim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Të fundit