Flash News

POLITIKOFF

Mësohet kush janë tre prezantueset e "Oscars 2022"

Mësohet kush janë tre prezantueset e "Oscars 2022"

Është zyrtare: Regina Hall, Amy Schumer dhe Wanda Sykes do të prezantojnë ceremoninë e 94-të të Oscars më 27 mars.

Njoftimi u bë nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në 'Good Morning America' mëngjesin e së martës, megjithëse raportet dolën të hënën me lajmet.

Ky transmetim i çmimeve do të prodhohet nga producenti i "Girls Trip" Will Packer.

“Shfaqja e këtij viti ka të bëjë me bashkimin e dashamirësve të filmit. Është e përshtatshme që ne kemi renditur tre nga femrat më dinamike, gazmore me stile komike shumë të ndryshme”, tha Packer në një deklaratë. “E di se argëtimi që do të kenë Regina, Amy dhe Wanda do të përkthehet edhe tek audienca jonë. Shumë surpriza në pritje! Prisni të papriturën!”

Mësohet kush janë tre prezantueset e "Oscars 2022"

Të fundit