Flash News

POLITIKOFF

Mësohet se në cilin ekran do të transmetohet seriali "Humans of Tirana", konkurrent me "SNOB-in" e Dalina Buzit

Mësohet se në cilin ekran do të transmetohet seriali "Humans

Ky sezon i ri televiziv nis me dy seriale televizive shqiptare: SNOB dhe H.O.T!

Tashmë është bërë e ditur që "SNOB" i Dalina Buzit do të transmetohet në Top Channel dhe fansat mezi po presin ta shohin, duke qenë se edhe kasti është i përzgjedhur dhe prodhimet e Dalinës e kanë vërtetuar tashmë suksesin dhe profesionalizmin me të cilin ajo dhe skuadra e saj punojnë.

Ndërkohë nga ana tjetër, ashtu edhe siç pritej, H.O.T i Ermal Mamaqit, i cili është po ashtu dhe aktor protagonist, do të shfaqet në Tv Klan.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë aktori, i cili i ka njoftuar ndjekësit e tij përmes një postimi në Instagram.

"H.O.T. së shpejti në TVKlan.????"- shkruan Ermali në videon e postuar ku ka disa prej momenteve të serialit, i cili duket që do i ketë të gjitha: komedi, romancë, intriga dhe pasion.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Të fundit