Flash News

POLITIKOFF

Mësohet surpriza e "Rebelde" por me -2

Mësohet surpriza e "Rebelde" por me -2

Ka kohë që është bërë me dije se “Rebelde” do të rikthehet. Ata janë rikthyer dhe me muzikën e tyre të vjetër në Spotify por ka dhe një rikthim tjetër të tyre dhe grupi yë i dashur por përgatitet për të zbulojë surprizën e madhe.

 “Rebelde” do të mbajnë një show virtual në 26 dhjetor, por nuk do të jenë të 6-të. Dulce Maria dhe Alfonso Herrera nuk do të mund të marrin pjesë. Dulce Maria ka treguar se midis dhjetorit dhe janarit ajo pret të lindë vajzën dhe do e ketë të pamundur t`i bashkohet grupit. Ndërsa Alfonso Herrera nuk do t’i bashkohet grupit pasi ai ka qenë gjithmonë i fokusuar tek pjesa e aktrimit dhe jo e këndimit. Aktorja Maite Perroni u shpreh e mërzitur që ata nuk mund të gjithë bashkë, por tha se është e lumtur që do të rikthehen:

“Do të ketë mungesa, sepse ne jemi 6 rebelë. Prandaj për ne, kjo më shumë sesa rikthim, është një tribut për muzikën tonë. Për ne do të jetë një moment i veçantë ku do të japim të gjithë dashurinë, energjinë tonë dhe do të ndajmë një moment magjik me njerëzit e kësaj gjenerate."

Të fundit