Flash News

E-TJERA

Meta uron Ditën e Flamurit me nipin e Ibrahim Rugovës

Meta uron Ditën e Flamurit me nipin e Ibrahim Rugovës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Ditën e Flamurit përmes një fotoje të veçantë, me nipin e presidentit historik të Kosovës, nipin e Ibrahim Rugovës.

Në foton e publikuar nga Meta në profilin e tij zyrtar në Facebook shihet presidenti me Lekën teksa bëjnë simbolin e shqiponjës dykrenore.

“Të dashur miq,
Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!
????????”, shkruan Presidenti Meta.

Të fundit