Flash News

POLITIKOFF

Miley Cyrus e quan martesën e saj me Liam Hemsworth "një katastrofë të madhe"

Miley Cyrus e quan martesën e saj me Liam Hemsworth "një

Miley Cyrus ka folur për martesën e saj me Liam Hemsworth dhe momentet e vështira që ka kaluar. Momenti i pafiltruar erdhi kur ylli i popit ndihmoi një fanse t'i propozonte të dashurit të tij në skenë gjatë setit të saj. Pasi braziliani Smiler bëri pyetjen në portugalisht, Cyrus i ofroi fjalët e saj të urtësisë festive, të lodhur për çiftin e lumtur.

Miley ishte martuar me Liam Hemsworth - të cilin e takoi në xhirimet e "The Last Song" të vitit 2010 - nga dhjetori 2018 deri në gusht 2019. Marrëdhënia e çiftit në të vërtetë zgjati shumë më gjatë - për gati një dekadë - por vetëm 1 vit qëndruan të martuar.

Teksa ndihmoi një çift të fejohej gjatë koncertit të saj në Lollapalooza në Brazili, Miley Cyrus e quajti ish-martesën e saj me aktorin australian, Liam Hemsworth “një katastrofë e madhe”.

Këngëtarja ka mbajtur koncert në San Paulo fundjavën e kaluar dhe shfaqi para audiencës një çift homoseksual në skenë për propozimin e tyre të dashurisë.
“Zemër, shpresoj që martesa juaj të shkojë më mirë se e imja. E imja ishte një katastrofë e madhe”, ka thënë Cyrus duke iu referuar martesës së saj tashmë të prishur me Hemsworth.

Miley kishte pranuar edhe më parë se kishte shumë mosmarrëveshje në martesën e saj, teksa ka deklaruar: “Kishte shumë konflikte. Jam ai lloj personi që kur kthehem në shtëpi nuk dua të ankorohem nga dikush. Nuk dua drama dhe zënka”.

Të fundit