Flash News

POLITIKOFF

Motra e Rita Orës tregon më në fund nëse ekziston 'një luftë e ftohtë' mes saj dhe Dua Lipës

Motra e Rita Orës tregon më në fund nëse ekziston

Shumë aludime ka patur këto vite rreth raportit të Dua Lipës dhe Rita Orës të cilat pavarësisht famës dhe suksesit ndërkombëtar asnjëherë nuk janë bërë bashkë, ndryshe nga sa kanë vepruar me Bebe Rexhës, krah të cilës të dyja janë shfaqur disa herë.

Motra e Rita Orës tregon më në fund nëse ekziston

Madje kudo po flitej për 'një luftë të ftohtë' mes tyre pak javë më parë. Mediat e huaja bënë të ditur se Dua ka thyer edhe rekordin e Tina Turner, në 1998, për pjesëmarrjen në një koncert të dhënë nga një këngëtar i vetëm me koncertin e saj në Tiranë më 28 nëntor. Në shesh ndodheshin rreth 200 mijë spektatorë. Po atë ditë një ‘fanpage’ i Ritës shkruante se koncerti i Ritës në vendin tonë në vitin 2018 mblodhi 300 mijë persona dhe deri më sot askush ska mundur t’ia kalojë. Ishte vetë Rita e cila duket se ‘thumboi’ Duan duke publikuar në InstaStory postimin e fanses dhe krahas saj shkroi: "Gëzuar ditën e Pavarësisë!"

Por, a ka vërtetë 'një luftë të ftohtë mes tyre?

Motra e Rita Orës tregon më në fund nëse ekziston

Duket se përgjigjen na e ka dhënë motra e Ritës, njëkohësisht edhe menaxherja e saj, Elena. Kjo e fundit ka publikuar në Instagram një foto me Duan për të cilën shkruan fjalët më të mira.

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me ne, ne drejtojmë botën”, ka shkruar Elena, duke shprehur përkrahjen dhe dashurinë ndaj Duas.

Çfarë ka ndodhur mes Rita Orës dhe Dua Lipës?

Motra e Rita Orës tregon më në fund nëse ekziston

Sipas asaj që raportohet, shkak i një hatërmbetjeje mes artisteve është bërë mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur kjo e fundit ishte në fillim të karrierës dhe tashmë që ka kapur majat autorja e hitit “New Rules” nuk ia fal këtë gjë.

Bebe Rexha kohë më parë tregoi se ka dëshiruar prej kohësh që të realizohet një bashkëpunim mes saj, Ritës, Duas dhe Ava Max, por planet janë shkatërruar për shkak të dy artisteve.

“Kam tentuar vërtetë. Nuk e di realisht se çfarë po ndodh mes tyre apo çfarë historie ka. Gjithmonë kam tentuar të ruajë paqen dhe t’i bashkoj vajzat. Për mua, do të doja shumë që të bënim diçka bashkë, por nuk jam e sigurt se do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më gjë për këtë. Është e çuditshme, sepse unë e di se çdo të thotë të jesh vajzë dhe ndonjëherë ne mund të bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas vetëm për veten, Duan, Ritën apo Avan, por flas për gjithë femrat në përgjithësi. Nuk ka shumë vajza në industri. Është e trishtueshme që ka një konkurrencë të pashprehur. Do të doja shumë që të ndodhte, sepse unë i njoh të gjitha këto vajza personalisht dhe janë të gjitha të mrekullueshme”, është shprehur Bebe për “The Sun”.

Çfarë kanë thënë artistet për njëra-tjetrën?

Gjatë konferencës për shtyp para koncertit në Tiranë më 6 shtator, Rita Ora foli për herë të parë në lidhje me mundësinë e një bashkëpunimi mes saj dhe Dua Lipës. Konkretisht këngëtarja u pyet nëse do të ketë në të ardhmen një bashkëpunim mes saj dhe artisteve të tjera që kanë korrur sukses ndërkombëtar, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Në përgjigjen e saj Rita Ora e buzëqeshur përmendi fillimisht hapat e parë të karrierës së sa, e cila nisi rreth një dekadë më parë. Këngëtarja tha se ndihet shumë me fat dhe e lumtur që vendi jonë po njihet më shumë falë artistëve shqiptarë. Sa i përket bashkëpunimit, Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhur, duke shtuar se kur të vijë kjo kohë ajo është “gati.”

Po ashtu edhe Dua në një intervistë për “Daily Mail” para pak javësh përmendi Ritën, duke u shprehur se do të donte që Kosova të njihej nga të gjithë si vendi i saj dhe i Rita Orës, jo si shteti mes Italisë dhe Greqisë.

“Pra, nëse dikush thotë ‘oh, ku është Kosova?’ njerëzit thonë ‘është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’. Ata fillojnë të flasin për këtë dhe është një gjë për të cilën je krenare. Ju menjëherë ndiheni përgjegjës për imazhin që portretizoni dhe mënyrën se si përfaqësoni vendin tuaj”- u shpreh Dua.

Të fundit