Flash News

POLITIKOFF

Ndarja e papritur nga jeta e babait dhe mesazhi i fortë për të ëmën: Doja të ikja

Ndarja e papritur nga jeta e babait dhe mesazhi i fortë për të

Mbrëmë në emisionin "E ardhmja është vajzë" në "Abc News"  ka qenë e ftuar moderatorja Ori Nebijaj. Ori ka rrëfyer me publikun momentin më të vështirë të jetës së saj që ishte humbja e babait në mënyrë të papritur.

Ajo që kujtoj shpesh nga ai është "puthja e mëngjesit"

Ori ka treguar se humbja e tij ishte shumë e vështirë për të, dy motrat dhe nënën.

"Ndarja nga jeta e babait tim ka qenë momenti më i vështirë në jetën time. Ndodhi shumë shpejt, askush nuk e priste pasi ai ishte shume i shëndetshëm, aktiv me energji te paparë. Kuptova çfarë donin të thonin njerëzit kur thoshin se e kishin vuajtur një moment aq shumë në jetën e tyre saqë ishte shembur tavani mbi kokë dhe ishte ashtu. Ti doje të ikje, Doje të ikje, të vrapoje, mos ta besoje, ta refuzoje. Ai ishte i veçantë, luante me ne, ishte shok, ishte baba, flisnim me të. Kujtoj gjithmonë puthjen e mëngjesit. Ishte personi që merrja të parin në telefon nëse më ndodhte diçka. Këshilla e parë që doja të dëgjoja ishte prej tij sepse asnjëherë nuk më bënte të ndihesha e detyruar të bëja diçka se ai e mendonte ashtu, me jepte mundësinë të zgjidhja vetë".

Ori i dha një mesazh të fortë nënës së saj:

“Ne jemi rritur me shumë dashuri si meritë e të dy prindërve dhe dua të tregohem e drejtë me nënën time. Ngaqë babi mungon dhe unë flas gjithmonë për të, nuk dua të heq diçka nga kontributi i saj, pa nënat nuk ka familje. Të dua shumë mam! Ashtu siç më thua çdo herë pas daljeve të mia në ekran që je krenare për mua, dua të të them që jam unë shumë krenare që të kam ty njeriun më të rëndësishëm të jetës sime. Jam e lumtur që jam rritur nga dy prindër të mrekullueshëm dhe faleminderit për mbështetjen, edukimin dhe dashurinë që na keni dhënë."

Të fundit