Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë aktori amerikan Michael Nader

Ndërron jetë aktori amerikan Michael Nader

Aktori Michael Nadar ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, vetëm 10 ditë pasi i diagnostikua  me kancer të fazës së fundit, të avancuar.

Ndërron jetë aktori amerikan Michael Nader

Lajmin për ndarjen nga jeta të yllit të “Dynasty” e dha  gruaja e tij Jodi Lister, përmes një postimi në Facebook, që zbuloi se burri i saj vdiq në shtëpinë e tyre në Kaliforninë Veriore të hënën, ndërsa foli për “agoninë” e të parit që i nënshtrohej sëmundjes së tij.

Ndërron jetë aktori amerikan Michael Nader

“Më vjen keq të ndaj lajmin e hidhur që burri im, Michael Nader, vdiq në shtëpi më 23 gusht. Vdekja dhe diagnoza e tij ishte e papritur dhe unë kurrë nuk kam përjetuar një agoni të tillë sa të shikoja shpirtin tim binjak të vdiste para syve të mi. Ai ishte duke punuar në një libër për jetën dhe varësinë e tij para se të vdiste. Ai kishte kaq shumë talente dhe aftësi dhe është e vështirë të imagjinohet të jetosh jetën pa praninë e tij të bukur dhe të mrekullueshme, gëzimin dhe të qeshurën,” - shkroi ajo. 

Të fundit