Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë aktorja amerikane ​​Kathryn Kates

Ndërron jetë aktorja amerikane ​​Kathryn Kates

Aktorja Kathryn Kates, e cila u shfaq në seritë televizive të suksesshme, duke përfshirë "Orange is the neë black” dhe "Seinfeld", ka vdekur në moshën 73-vjeçare, konfirmuan përfaqësuesit e saj për CNN.

"Pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me kancerin në mushkëri, Kathryn ndërroi jetë paqësisht të shtunën e kaluar e rrethuar nga vëllai i saj Josh, gruaja e tij Sue Ann dhe motra e saj Mallory. Ne mund të konfirmojmë se Kathryn ishte 73 vjeç," tha ‘Headline Talent Agency’ për CNN në një deklaratë.

Kathryn ishte klientja jonë për shumë vite dhe rreth një vit më parë, pasi mësuam se kanceri i mushkërive që ajo trajtohej 20 vjet më parë ishte kthyer, ne u afruam edhe më shumë.

"Ajo ishte jashtëzakonisht e guximshme, e zhytur në mendime, e mençur dhe e dashur. Kathryn iu afrua çdo roli që kishte luajtur ndonjëherë, si dhe jetës së saj të përditshme me pasionin më të madh. Ne do të bëjmë çmos për të nderuar trashëgiminë e saj të pabesueshme. Bota me të vërtetë humbi një nga të mira”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Headline Talent Agency (@headlinetalentagency)

Të fundit