Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë aktorja e famshme që luajti me "Agjentin 007"

Ndërron jetë aktorja e famshme që luajti me "Agjentin

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare aktorja e famshme, Tanya Roberts. Sipas mediave të huaja, aktorja amerikane nuk ishte ndjerë mirë në prag të Krishtlindjeve pasi kishte dalë në shëtitje me qenin e saj. Sipas përfaqësuesit ligjor, aktorja ka ndërruar jetë në Cedars-Sinai në Los Angeles, dhe shkaku i vdekjes nuk lidhet me Covid-19.

Roberts, emri i vërtetë i së cilës është Victoria Leigh Blum filloi karrierën e saj si modele para se të bëhej pjesë e kinematografisë. Roberts u bë e njohur më së shumti për rolin e Stacey Sutton bashkë me Roger Moore, agjentin 007 në “A Vieë To A Kill”.

Aktorja interpretoi gjithashtu dhe në “That ’70s Shoë” si Midge Pinciotti, por më pas u largua nga seriali në 2001 për t’u kujdesur për burrin e saj të sëmurë, i cili vdiq në 2006.  

Të fundit