Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë ylli i hitit "Lady Marmalade"

Ndërron jetë ylli i hitit "Lady Marmalade"

Sarah Dash, bashkëthemeluese e grupit të rock-ut të viteve 1970, e njohur për hitin origjinal "Lady Marmalade", ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Ndërron jetë ylli i hitit "Lady Marmalade"

Menaxheri i biznesit të yllit të hitit "Lady Marmalade", John Dash ka thënë për "USA TODAY" se këngëtarja vdiq të hënën në mëngjes.

Ndërron jetë ylli i hitit "Lady Marmalade"

"Sarah Dash ishte një shpirt jashtëzakonisht i talentuar, i bukur dhe i dashur që bekoi jetën time dhe jetën e shumë të tjerëve në më shumë mënyra se sa mund të them," shkroi LaBelle më Twitter . "Unë jam zemër thyer siç e di se të gjithë të dashurit dhe fansat e saj janë."

Dash lindi dhe u rrit në Trenton, New Jersey dhe filloi karrierën e saj të këndimit në kishë me muzikë ungjillore.

Ndërron jetë ylli i hitit "Lady Marmalade"

Në vitet 1960, Dash formoi grupin e saj të parë me Nona Hendryx të quajtur 'Del Capris'. Më vonë Dash dhe Hendryx u bashkuan me LaBelle dhe Cindy Birdsong për të formuar Bluebelles. Kur Birdsong u largua nga Bluebelles për t'u bashkuar me Diana Ross dhe 'The Supremes' në fund të viteve '60, treshja e Dash, Hendryx dhe LaBelle u bë e njohur si Labelle. Kënga e hitit e grupit "Lady Marmalade" theur rekotdun duke u rënditur në vendin numër 1 në 'Billboard Hot 100' në 1975.

Të fundit