Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë ylli i "The Sopranos"

Ndërron jetë ylli i "The Sopranos"

Aktori Robert LuPone ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeՁare pasi luftoi për tre vjet me kancerin e pankreasit.

Aktori njihet më së shumti për rolin e tij në serialin kult, “The Sopranos”. Lajmin e ka konfirmuar kompania e njohur teatrore, MCC Theater, të cilën aktori e themeloi 40 vite më parë.

Ndërron jetë ylli i "The Sopranos"

Nëpërmjet një deklarate në llogarinë e tyre në Tëitter, thuhej:

"Komuniteti i Teatrit MCC vajton humbjen e partnerit tonë të dashur dhe frymëzues, kolegut dhe mikut të dashur, Bob LuPone, i cili jetoi pa frikë dhe me shumë kuriozitet, humor të mirë, pasion të pakufi dhe një zemër të mbushur plot. Do të na mungojë shumë gjithmonë."

Ndërron jetë ylli i "The Sopranos"

Në vitin 1976, Robert fitoi çmimin Tony për aktorin më të mirë në muzikalin “A Chorus Line”, ku portretizoi personazhin e Zach. Shfaqja legjendare e Michael Bennett më pas theu rekorde në arkën e Broadëay.

Në “The Sopranos”, LuPone fitoi popullaritet duke luajtur doktorin e familjes së Tony Soprano, Bruce ‘Cooze’ Cusamano. Ai ka lënë pas gruan Virginia dhe djalin Orlando, të motrën, ikonën e Broadëay, Patti LuPone dhe vëllanë Ëilliam.

Të fundit