Flash News

POLITIKOFF

Ndërron jetë solistja e parë e Ansamblit Lili Këlliçi

Ndërron jetë solistja e parë e Ansamblit Lili Këlliçi

Solistja e parë e Ansamblit Lili Këlliçi ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lili ishte një figurë e rëndësishme dhe personalitet i madh i botës së artit të koreografisë shqiptare për gati 30 vite.

Ndërron jetë solistja e parë e Ansamblit Lili Këlliçi

Lejla Këlliçi (Madhi) lindi në 2 Qershor 1932 në Tiranë. Familja ku ajo lindi ishte një ndër familjet autoktone më të spikatura të kryeqytetit . Një familje e intelektuale dhe me një traditë të çmuar patriotike. Një familje ku ishte gërshetuar dashuria për Atdheun me dashurinë për dijen dhe ëndërrën Europiane.

Pasi mbaroi shkollën “Lidhja e Prizrenit”Lili ndoqi studimet në Institutin Femëror Pedagogjik, Tiranë ,që e përfundoi me rezultate të larta. Por Lili dashuronte baletin dhe ishte e angazhuar drejt-përdrejt me grupet artistike të sapo ngritura!

Të fundit