Flash News

POLITIKOFF

Në "baby shower-in" e Orindës u bë vërtetë dush

Në "baby shower-in" e Orindës u bë vërtetë

Mbrëmë, moderatorja Orinda Huta ka organizuar "Baby Shower-in" e bebes që pret të sjellë në jetë shumë shpejt. "Baby shower" fjalë për fjalë në shqip përkthehet "dushi i bebit" por kjo lloj feste është kthyer në trend tashmë ku nëna shtatzënë organizon një festë para se të linde ku fton miqtë më të mirë.

Në këtë festë, Orinda dhe të pranishmit bën dush me të vërtetë.  Në fakt, surpriza ishte realizuar nga Turi që mblodhi miqtë e personat më të dashur të tyre në mbrëmjen speciale. Por moti i djeshëm nuk ishte favorizues pasi shiu i rrëmbyeshëm i pasdites së djeshme nisi në mes të festës.

Por kjo nuk ndaloi festën e tyre dhe nga postimet duket se janë kënaqur shumë madje. Xhemi hodhi e para një foto me Orindën ku të dyja shfaqen të lagura, por shumë në qejf. “Dushi më i mirë”, shkruajnë ato.

Në "baby shower-in" e Orindës u bë vërtetëNë "baby shower-in" e Orindës u bë vërtetëNë "baby shower-in" e Orindës u bë vërtetë

Të fundit