Flash News

POLITIKOFF

Në ditëlindjen e 96-të të Mbretëreshës Elizabeth II

Në ditëlindjen e 96-të të Mbretëreshës Elizabeth

Monarku po feston ditëlindjen e saj në vilën e Dukës së Edinburgut në pasurinë e saj në Sandringham, një pronë që ajo tha se burri i saj i ndjerë "e donte".

Familja mbretërore ka udhëhequr festimet për Mbretëreshën në ditëlindjen e saj të 96-të, ndërsa një fotografi e re e monarkes u publikua për të festuar këtë rast. Një postim në Twitter nga llogaria e Familjes Mbretërore janë postuar një foto bardh e zi të monarkes në moshën dy vjeçare, të realizuar në vitin 1928.

Në atë kohë, thuhet në mesazh, "nuk pritej që ajo të bëhej mbretëreshë, dhe këtë vit Madhëria e saj po feston Jubileun e saj #Platinum - i pari në historinë britanike".

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit postuan gjithashtu dy foto në Twitter, një nga çifti me Madhërinë e saj në panairin e luleve në Chelsea disa vite më parë dhe një tjetër të Mbretëreshës dhe Princit Philip të rrethuar nga stërnipërit e tyre.

Duke e quajtur Mbretëreshën "një frymëzim", ata shkruajnë: "I urojmë Madhërisë së Saj Mbretëreshës një ditëlindje të lumtur të 96-të sot!"

Babai i Princit William, Princi i Wells-it dhe gruaja e tij, Camilla, Dukesha e Cornwall, gjithashtu postuan në Twitter. Ata i uruan nënës së tij "një ditëlindje të veçantë të 96-të" së bashku me fotografi të ndryshme, duke përfshirë një ku Charles puth dorën e nënës së tij.  

Madhëria e saj do të kalojë ditën në Sandringham, prona e Norfolk ku ajo shijonte mbledhjet familjare me Dukën e Edinburgut, bashkëshortin e saj të ndjerë.

Në ditëlindjen e 96-të të Mbretëreshës Elizabeth

Për të shënuar këtë rast, Royal Windsor Horse Shoë publikoi një imazh të monarkut të realizuar muajin e kaluar në Kështjellën Windsor. Në këtë foto, Mbretëresha është e rrethuar nga dy poni, të quajtur Bybeck Nightingale dhe Bybeck Katie. Kafshët do të marrin pjesë të dyja në homazhin e shfaqjes për Mbretëreshën, sipas Daily Mail.

Ndryshimi i Gardës u zhvillua si zakonisht në orën 11:00, por për të shënuar ditëlindjen e Mbretëreshës, u zhvillua në Kështjellën Windsor, në vend të Pallatit të Buckingham.

Të fundit